(2LONLINE) – Dhënia e përgjigjes në pyetjen nëse ka apo jo nevojë Kosova për EULEX-in është sa e vështirë po aq edhe komplekse. Kjo për faktin se dhënia e një përgjigje të tillë kërkon jo vetëm njohuri profesionale, por edhe njohuri lidhur me punën që ky Mision i Bashkimit Evropianë për sundim të ligjit ka zhvilluar gjatë mandatit të tij gjashtëvjeçar në Kosovë, si dhe njohuri në lëmin e politikës.
Vështruar në kuptim të të gjitha këtyre komponentëve, përgjigja në pyetjen e shtruar mund të jetë negative dhe pozitive. Në fakt, opinion publik dhe ai profesional në Kosovëështë së tepërmii zhgënjyer me punën e deritanishme të këtij Misioni. Ky opinion ka qenëiprirur të pres që ky Mision do të sjell në Kosovë një përvojë të re dhe funksionale të sundimit të ligjit, por që realisht ato munguan. Për rrjedhojë konsideroj se, ky Mision me punën e tij në mënyrë negative, të paktën, ka efektuar në dy aspekte:
1. E para, ai ka sjell një zhgënjim total në pritjet që kanë ekzistuar në vend rreth punës së tij; dhe
2. Së dyti, ai ka shërbyer si një mburojë në lidhje me defektet e shumta dhe mos-punën qëe kanëpërcjellëveprimtarinë e prokurorive dhe gjykatave vendore në procedimin dhe zgjidhjen e lëndëve gjyqësore, para së gjithash atyre me natyrë penale.
Mbase këto dy efekte negative më bëjnë të konkludoj se Kosovës më nuk i nevojitet EUL:EX-i, të paktën në formatin e punës së deritanishme që ai ka bërë në vend. Por, marrë parasysh problemet qëaktualisht po e përcjellin sistemin prokurorial dhe gjyqësor të vendit konsideroj se Kosova edhe në tëardhmen (bile për shumë vite) do të ketë nevojëimediate që të ketë asistencën e Bashkimit Evropian në segmentin e sundimit të ligjit. Së këndejmi, Kosovës i duhet EULEX-i, por tashmë si Mision që në punën e tij do të jetë shumë më efektiv, në mënyrën që plotëson pritjet e opinionit publik dhe profesional, përkatësisht të qytetarëve të vendit dhe që sjell përvojat më të mira të funksionimit të prokurorisë e gjyqësisë të vendeve respektive të Bashkimit Evropianë. Për më tepër, Kosova ka nevojë për EULEX-in përderisa vendi të ketë problem me numrin shumë të madh të lëndëve të pazgjidhura, dhe përderisa në Kosovë nuk do të ketë prokuror e gjyqtarë që do të kenë guximin të merren me ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të rënda, përfshirë ato të kriminalitetit të organizuar, korrupsionit etj., ku ndodhen të përfshirë persona me ndikim politik e shtetëror. /2lonline/
Prof.dr.Azem HAJDARI