DYLON

A jeni gati për të parë Amerikën që nuk na tregon televizioni?!

A jeni gati për të parë Amerikën që nuk na tregon televizioni?!
Avatar photo Redaksia

/Teatri i Qytetit – Gjilan/

“GOD BLESS AMERICA” autor dhe regjisor Fatos Berisha | produksion i Teatrit të Gjilanit

EkoHigjiena

Premierë: 9 dhe 10 Prill, nesër dhe pasnesër, nga ora 20:00

A jeni gati për të parë Amerikën që nuk na tregon televizioni?

Sytë hapen. Një flamur lëkundet. Një ëndërr rrëshqet në makth.

Në skenën e Teatrit të Gjilanit ngjitet një univers i kthjellët dhe brutal – shfaqja “GOD BLESS AMERICA”.

Premiera që nuk lyp duartrokitje, por ta shkund shpirtin.

Këto janë disa pamje nga universi ynë – ku dritat ndriçojnë më shumë sesa shpresa, ku fjala “liri” nuk tingëllon më si premtim, por si ironi.

Një shfaqje që pyet, që akuzon, që qesh në fytyrën e realitetit.

Shihni fotot por mos mendoni se i keni parë të gjitha.

Sepse ajo çfarë ndodh në skenë është më shumë se sa një shfaqje.

Është një rrëfim i përbashkët.

Një pasqyrë përballë botës.

Një këngë për një ëndërr të përgjumur.

“God Bless America” – më 9 dhe 10 prill, në Teatrin e Gjilanit.

Mos e humb. Sepse disa gjëra duhen parë me sy… që të ndihen në zemër.

Audienca: +16

/Teatri i Qytetit – Gjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.