A janë Veriu dhe Lugina në agjendën e bisedimeve Kosovë-Serbi?!

A janë Veriu dhe Lugina në agjendën e bisedimeve Kosovë-Serbi?!

Qendra për studime euroatlantike (Centar za evroatlantske studije -CEAS) nga Beogradi ka hartuar propozimin për atë që e ajo e ka quajtur korrektim të kufirit ndërmjet Serbisë e Kosovës e që, sipas saj, do të ishte impuls për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, transmeton Titulli.com.

Bisedimet për korrektimin e kufiri (CEAS e quan vijë administrative) ndërmjet Serbisë e Kosovës, do të mbaheshin në përkujdesjen e Perëndimit e pastaj menjëherë do të pasonte miratimi i marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normëzimin e marrëdhënieve, thuhet në studimin “Rrëfimi nga ana perëndimore”.

Sipas propozimit të CEAS, vija e kufirit ndërmjet Serbisë Kosovës, pak a shumë do të shkonte përgjatë katër komunave të tashme të veriut të Kosovës (Mitrovica veriore, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi) të banuara kryesisht me popullatë serbe.

Drejtoresha Jelena Miliq ka thënë për n1 se CEAS nuk propozon kufizim sipas vijës etnike dha ai nuk përfshin tri komunat në jug të Serbisë )Luginën e Preshevë), por vetëm katër komunat në veri të Kosovës.

“Propozimi ka para sysh rrethanat e reja rajonale si faktet se Shqipëria e Mali i Zi janë anë anëtare të NATO-s e Maqedonia është në rrugë e sipër, ashtu që frika e dikurshme nga efekti domino nga ky korrigjim në Ballkan nuk ka bazë”, ka thënë Miliq.

Sipas studimit, bisedimet për korrigjim mund të realizohen në kuadër të një formati më të gjerë e në prani të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës e Kroacisë dhe eventualisht të ndonjë shteti tjetër deh të çështjeve të tjera të hapura si pasojë e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftërave të viteve të 90-ta.

Në studim vlerësohet se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë do të avanconte bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën e sigurisë dhe pakësimin e ndikimit malinj të Rusisë.

CEAS mendon se SHBA-ja se me gatishmërinë për përkrahje këtij studimi do të tregonte aftësinë e vet standarde në krijimin e rrethanave të reja përparimtare në terren.

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE