/2L ONLINE/ – Kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i ka mbledhur sot partnerët e vegjël të Koalicionit, përfaqësuesit nga Aleancën Kosova e Re (AKR), Partia e Drejtësisë (PD), Lëvizjen Qytetare “Vatra”(LQV) si dhe Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP). Burimet e Portalit 2L ONLINE, mësojnë se kreu i komunës Haziri, që vije nga LDK-ja parti fituese që qeverisë me komunë, ka kërkuar nga partnerët e vegjël rikonfirmim të koalicionit, duke paralajmëruar kështu se do të ndodh më në fund riformatizimi i përfolur si mundësi, qysh nga 15 qershori i vitit 2014, e që më pastaj ishte zvarritur e zvarritur, për t’u mos u bërë gjerë më sot.
Mësohet se Haziri e ka marr konfirmim nga të gjithë “të vegjlit’ se do t’i vazhdojnë t’i mbesin besnik këtij koalicioni, por se, kësaj radhe, ata kanë kërkuar që ky riformatizim, duhet të sjellë me vete patjetër edhe përfshirjen e tyre në ekzekutiv. Përveç, Lëvizjes Qytetare “Vatra” që tani së fundi ka marr në drejtim Zyrën për Luginë, subjektet tjera nuk kanë përfaqësim në ekzekutiv. Edhe, PD-ja që drejtonte dikur Drejtorinë Komunale të Shëndetësisë, nuk e ka më atë, prej se ish drejtoresha Labinota Demi është zgjedhur deputete.
Deri më tani këto subjekte i kishin shërbyer “verbërisht’, LDK-së në pushtet, por tani duket se janë të vendosur për ta kërkuar, me këmbëngulje, hisen në ekzekutiv, e për të cilën hise thuhet se ka dakordim, për t’iu dhënë, edhe nga vet kreu i komunës.
Por, ajo që zgjon kërshëri më të madhe tani ka të bëjë me atë se, a thua pse kryetari Haziri e ka kërkuar sot konfirmimin nga subjektet e vogla, për t’i pasur krah vetes edhe në vazhdim të qeverisjes?! A është thjesht për nevoja të ridizajnimit të qeverisjes së re lokale, me rastin e riformatizimit, apo fshihet edhe diçka tjetër këtu?!
A ka kjo të bëjë vetëm me ndarjen e hiseve për partnerët e saj, apo edhe për të kundërtën, marrje të hiseve prej partnerëve! Ky rikonfirmimi i mbështetjes, mendohet se do t’i hapte rrugë Hazirit për strategji tjetër, tani ndaj partnerit të madh të koalicionit, AAK-së, me të cilin pret të bisedojë, siç bisedojë sot me partnerët e vegjël.
Por, në këtë rast, AAK-së mund t’i kërkohet të qëndrojë në koalicion edhe po që se i zvogëlohet hisja që ka në ekzekutiv. Aktualisht, AAK-ja ka nënkryetarin e komunës dhe tri drejtori, atë të Administratës, Shërbimeve Publike dhe kuadri i saj është në krye dhe të Shëndetësisë.
Dhe, pasi mori konfirmimin nga të vegjlit se do t’i qëndrojnë besnik edhe më tutje, Haziri mund të luaj me kartën e jo nevojës së madhe që mund ta ketë sot LDK-ja për AAK-në dhe në këtë drejtim mund t’i bëhet presion, që gjatë bisedave për riformatizim dhe ridizajnim të qeverisjes, ta pranojë edhe zvogëlimin e hises. Përflitet se Haziri do nga AAK-ja heqje dorë o nga nënkryetari, o nga një drejtori, për t’i pas për LDK-në.
Me këtë “xhoker“, që e ka tani LDK, dhe duke parë përbërjen e kuvendit, fuqinë e koalicionit qeverisës, Haziri mund të pretendojë se i “ndezë”, kjo lojë. Mbetet të shihet, pasi pritet që më së largu fillimi i korrikut mund ta sjellë riformatizimin e qeverisjes.
Përndryshe, Kuvendi komunal i Gjilanit ka 35 anëtarë prej të cilëve: LDK-14. PDK–7, AAK–4, Vetëvendosje–4, I pavarur-1, Vatra-1, PD–1, AKR-1, KDTP–1, ZEP–1. /2L ONLINE/