DYLON

A është temperatura e dhomës suaj arsyeja pse nuk mund të flini?

Avatar photo Redaksia

A është temperatura e dhomës suaj arsyeja pse nuk mund të flini?
Çfarë është më mirë për shëndetin tuaj, të fleni në të ftohtë apo në ambient të ngrohtë? Përgjigja është më e komplikuar se sa pritej, sipas një studimi, temperatura e dhomës së gjumit dhe niveli i komfortit që keni në atë dhomë ndikon në kualitetin dhe kohën e gjumit tuaj.

Kur jeni në gjum, temperatura e trupit tuaj bie. Nëse dhoma juaj është shumë e ftohtë apo shumë e ngrohtë, trupi juaj mundohet të arrijë temperaturën që ju ndihmon të fleni. Nëse jeni në ambient më të ftohtë kjo gjë arrihet më mirë, mirëpo nëse dhoma bëhet tepër e ftohtë apo e ngrohtë me shumë gjasa do të zgjoheni.

EkoHigjiena

Nëse dhoma juaj është tepër e ftohtë dhe mbulesat e juaja nuk janë të trasha sa duhet, enët e gjakut në lëkurën tuaj ngushtohen. Kjo gjë e mbyll ngohtësinë dhe e rrit temperaturën e trupit deri në pikën që shqetëson gjumin tuaj. Megjithatë, nëse fleni në dhomë të ftohtë mund të ndihmoni trupin tuaj të djegë kaloritë dhe të lirojë sheqerin e tepërt.

Trupi i çdonjërit prej nesh është i veçantë, andaj duhet të gjeni temperaturën që ju konvenon juve për të bërë gjumë të rehatshëm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.