DYLON

A është kjo vallë Krishtlindja?

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Padyshim që një nga festat më popullore e të dashura për njerëzit në mbarë globin është Krishtlindja. Që nga lindja e largët e deri në skajet e botës, njerëz nga raca e kultura të ndryshme festojnë lindjen e një foshnje (Krishti, Krisht-lindja).

Ndër shekuj, njerëzit kanë gjetur forma e simbole të ndryshme për të shprehur gëzimin e kësaj feste. Pema e parë e Krishtlindjes u përdor në Gjermani në vitin 1531. Amerikanët blejnë 37.1 milion bredha çdo Krishtlindje. Kartolina e parë e Krishtlindjes u krijua në Angli më 9 dhjetor 1842. Kënga e famshme “Natë e Shenjtë” u shkrua në Krishtlindjen e vitit 1818 nga austriaku Joseph Mohr. Në Afrikën e largët Jugore, Krishtlindja është festë verore. Ndërsa në Siri e kanë zakon që dhuratat e Krishtlindjes t’i ‘shpërndajnë’ me gamilen e njërit prej dijetarëve.

EkoHigjiena

Po pas gjithë këtyre gjërave, ç’është në të vërtetë Krishtlindja? Shumë bukur e kishte profetizuar Isaia 700 vjet para lindjes së Krishtit: “Çohu, shkëlqe, sepse drita jote ka ardhur dhe mbi ty po lind lavdia e Zotit. Populli që ecte në terr pa një dritë të madhe, sepse na lindi një foshnjë.”  Tash dy mijë vjet, njerëzit kanë treguar e vazhdojnë të tregojnë për shpëtimtarin Jezus lindur në një grazhd në Betlehem, engjëjt që u dhanë sihariqin barinjve e dijetarët që erdhën nga lindja për ta adhuruar.

Në këtë Krishtlindje, përtej gjithë simboleve, ngjyrave e dritave, Maria e barinjtë, engjëjt e dijetarët, na kujtojnë se në Jezus Krishtin Perëndia na dha dhuratën më të madhe që ndonjëherë i është berë njeriut. Emri Jezus do të thotë, Perëndia është me ne. Ende sot e kësaj dite, Perëndia përmes shpëtimtarit Jezus dëshiron të jetë me ne, të na ndryshojë e të na japë një fillim të ri. Është kjo dhuratë qiellore për të cilën ne flasim, është Jezusi të cilin e kujtojmë, festojmë dhe vazhdon të na japë shpresë e frymëzim.
Shumë Urime Krishtlindja!

Geni Begu

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.