DYLON

A është biçikleta, armiku i kënaqësisë seksuale?

Avatar photo Redaksia

Sipas një studimi të fundit, praktikimi intensiv i biçikletës mund të sjellë probleme seksuale tek meshkujt dhe tek femrat. E adhuroni shëtitjen me biçiklete, por në shtrat nuk ndiheni aq mirë sa do donit? Mos e kërkoni askund tjetër burimin e problemit tuaj.

Kërkuesit e një qendre mjekësore në San Diego kanë treguar se pedalimi i tepërt mund të jetë i dëmshëm për jetën seksuale. Kjo praktike mund të sjellë probleme me organet gjenitale tek femrat dhe çrregullime ereksioni tek meshkujt.

EkoHigjiena

Tek femrat, praktikomi i tepërt i biçikletës sjell shtrëngim të perinesë e cila sjell më pas edhe probleme në jetën seksuale.

Pozicioni bazë me duart tek timoni, përgjithësisht në gjatësinë e shalës se biçikletës, shoqërohet me rritje të presionit të shalës mbi perinene dhe me ulje të ndjeshmërisë në pjesën e organeve gjenitale.

As meshkujt nuk janë të përjashtuar nga problemet.

Studime teë mëparshme kanë treguar se presioni i shalës se biçikletës shkaktonte probleme me ereksioni.

Po cila mund të jetë zgjidhja? Nuk duhet t’i mbani duart në të njëjtën lartësi me shalën e mjetit dhe mundohuni të zgjidhni një shalë me pjesë të ndërprera në mënyrë që të mos bjerë i gjithë presioni mbi perinene.

Pedalimi duhet të behet i ngadalte dhe jo për kohë tejet të gjatë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.