DYLON

A e konsideronte Sami Ukshini, tradhtar kreun e BDI-së Ali Ahmetin!?

Avatar photo Redaksia

Sami Ukshini i njohur si komandant “Sokoli”, i cili dyshohet se është udhëheqësi i grupit të armatosur nga Kosova të cilët morën pjesë në përleshjen e armatosur në Kumanovë kundër forcave policore maqedonase, tashmë i arrestuar, dukej se e konsideronte kreun e BDI-së, Ali Ahmetin s i ish-spiun i ish-aparatit të shërbimit të fshehtë jugosllav i njohur si “KOS” apo ndryshe siç quhej “ Kontraobaveštajna služba“.

Ai vlerësonte se shefi i BDI-së, Ali Ahmeti ishte një armik i popullit shqiptar dhe i cili i takonte ideologjisë marksist-leniniste me orientim pro rus i cili ishte kyçur në partinë e ilegalitetit Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK) e cila ishte krijuar në vitin 1982 ku shtatë prej anëtarëve të kryesisë së kësaj partie i akuzonte se kanë qenë bashkëpunëtorë të KOSI-it jugosllav por duke mos përmendur emra.

EkoHigjiena

Këto komente ai i kishte bërë në llogarinë e tij në „Facebook“ me datën 8 janar të këtij viti ku kishte shpërndarë një artikull për zhvillimin e një takimi që kishte ndodhur në mes të kreut të BDI-së, Ahmetit dhe ambasadorit amerikan në Shkup, Poll Velers. Në këto komente ai theksonte se Ahmeti partia e të cilit është pjesë e koalicionit me qeverinë e Gruevskit ishte duke punuar me prapavijë duke tentuar që t’i mashtrojnë popullsinë shqiptare në Maqedoni sa i përket procesit të anëtarësimit të shtetit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Komentues kanë qenë edhe dy të vrarët të grupit të armatosur Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj. Në komentet e tyre ata shprehin dëshpërim me Ali Ahmetin duke e akuzuar atë se është person i cili drejton mafinë e nëntokës një politikan i cili kishte shkatërruar idealin për çështjen kombëtare dhe i cili ka një orientim marksist-leninist i padëshirueshëm edhe nga vet shteti amerikan.

Gjithashtu Sami Ukshini ka shpërndarë në llogarinë e tij marrëveshjen kornizë të Ohrit. Është i vrari Mirsad Ndrecaj i cili ishte shprehur i dëshpëruar me realizimin e kësaj marrëveshje. “ME Ket Marrveshje jau bajm me dije Gjithe Shqiptareve qe as edhe nje pik nuk eshte realizu”

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.