DYLON

A duhet patur kujdes nga pijet e gazuara?!

A duhet patur kujdes nga pijet e gazuara?!
Avatar photo Elife Sherifi

Në tryezat familjare, në organizime të ndryshme festash, kudo…dhe është e kot të themi që nuk na pëlqejnë. Në mos i konsumojmë përditë, të paktën i kemi provuar shpesh herë sa për të shuar etjen.

Po flasim për pijet e gazuara, të cilat po etiketohen ndryshe si një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut..

Sipas Dailymail, në një studim të kryer kohët e fundit, rezulton që konsumimi i një pije të gazuar në ditë, rrit rrezikun e sëmundjes nga kanceri në mënyrë të hatashme.

EkoHigjiena

Këshilli per Mbrojtje nga Kanceri në Viktorias në universitetin e Melburnit, studioi dhe analizoi tre mijë raste të 11 llojeve të ndryshme të kancerit në një hark kohor të dhjetë viteve. Rastet e kancerit të gjirit, mëlçisë dhe prostatës të raportuara për vitet 1990-1994 dhe 2003-2007, zbuluan një lidhje të qenësishme të pijeve të gazuara me riskun e kancerit.

Dhe të gjitha këto raste të shqyrtuara, ishin të pavaruara nga obeziteti apo faktorë të tjerë shëndetësorë.“Pijet me sheqer, përfshirë ato joalkoolike, tashmë janë të njohura për dëmin që i shkaktojnë organizmit të njeriut, duke shkaktuar fillimisht obezitet çka rrit mundësinë e sëmundjes nga 13 lloje kanceri të ndryshme”, pohoi drejtuesi i këtij këshilli në universitetin e Melburnit, ndërsa shtoi se ka po kaq risk në rritjen e rrezikut për diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe prishjen e dhëmbëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.