DYLON

A do t’i kthehet Gjilani zonës së kuqe?! – Sot janë regjistruar 47 raste të reja me COVID-19

A do t’i kthehet Gjilani zonës së kuqe?! – Sot janë regjistruar 47 raste të reja me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Referuar të dhënave që i ka ofruar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës,  për rastet pozitive me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit,  mësohet se Gjilanit iu janë shtuar edhe 47 raste të reja me COVID-19,  transmeton Portali 2LONLINE.com.

Bëhet e ditur se prej këtyre 47 rasteve të reja pozitive me COVID-19, në Gjilan janë 33 raste, në fshatrat Livoç i Ulët dhe Llashticë janë nga 3 raste, në Cërnicë e Lladovë nga 2 raste, derisa me nga një rast janë fshatrat: Dobërçan, Kmetoc, Malishevë dhe Shillovë.

EkoHigjiena

Përndryshe, Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimin e fundit, ku kishte vlerësuar situatën e  ditëve të fundit sa i përket pandemisë, u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.