• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Sport
  3. A do të zhvillojnë Kosova e Bosnja ndeshje volejbolli në Novi Pazar?!
Sport

A do të zhvillojnë Kosova e Bosnja ndeshje volejbolli në Novi Pazar?!

by Redaksia 2LONLINE 16 Qershor, 2019 2 min read
 A do të zhvillojnë Kosova e Bosnja ndeshje volejbolli në Novi Pazar?!

Veprimet provokatore të kreut të Federatës së Volejbollit të Serbisë, në lidhje me ndeshjen e përcaktuar miqësore të volejbollit në Palle (Republika Serbe), ka ngjallur reagime në Bosnje dhe Sanxhak.

Federata e volejbollit të Serbisë në orarin e përgatitjeve të volejbollisteve ka përcaktuar luajtjen e një ndeshje miqësore në mes Serbisë dhe Azerbajxhanit në Pale të Republikës Serbe.

Në lidhje me këtë Presidenti i federatës së Volejbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës Alija Fatiq ashpër ka reaguar ndaj paralajmërimit për luajtjen e një ndeshje miqësore në mes Serbisë dhe Azerbajxhanit në Pale të Republikës Serbe dhe porositi nëse kjo ndodh me të vërtetë, reprezentacioni i B dhe H do të kërkojnë të luaj në Novi Pazar kundër Kosovës apo Turqisë.

“Askush nuk na ka kontaktua, as nuk kemi dhënë ndonjë pëlqim. Unë jam presidenti i Federatës për B dhe H në tërësi dhe do të sillem kështu. Kam bashkëpunim të shkëlqyer me të klubet nga RS, por kjo që tani vjen nga Serbia nuk është një gjë e mirë, deklaroi Fatiq

Ai shtoi se Federata e Volejbollit të B dhe H nuk do të japë pëlqimin, por nëse ndeshja luhet, përgjigja do të përgatitët.

“Nëse kjo ndeshje zhvillohet, ne do të përcaktojmë të luhet një ndeshje në Novi Pazar kundër Republikës se Kosovës apo ndoshta Turqisë. Le të shohim se si do të ndjehet pastaj Zoran Gajiq dhe Federata e Volejbolli të Serbisë, e cila fare nuk na është lajmëruar” porosit Fatiq.

Qytetarët e Novi Pazarit dhe gjithë Sanxhakun këtë lajm e morën me kënaqësi të veçantë, dhe se të tre reprezentacionet janë të dashura dhe të mirëpritura në Novi Pazar dhe në tërë Sanxhakun. Në këtë rast me cilën do reprezentacion që të luaj Bosnja në Novi Pazar, ndeshjet do të jenë miqësore dhe do të jenë të përkrahura në mënyrë vëllazërorë nga tribunat, thonë ata.

Volejbollistet e Serbisë do të jenë në përgatitje në Palle nga 4 deri në 18 korrik dhe kanë përcaktuar ndeshje miqësore kundër Azerbajxhanit.

/Ismet Azizi/

Tags: Bosnja Kosova Sanxhaku Serbia sport Volejbollistet
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

OAK – Qeverisë: Keni bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune

25 Maj, 2022
Policia

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

25 Maj, 2022
Nacionale

Major Ilir Beqiri dhe Major Dedë Hiseni diplomuan me rezultate të shkëlqyera

25 Maj, 2022
Shneta

Vitia nënshkruan marrëveshje me “Kuwait Society for Relief” për ndërtimin e Ambulancës

25 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Kosova, shteti pa asnjë gazetë ditore

24 Maj, 2022

Policia e Kosovës: 1 mijë e 561 gjoba trafiku, 64 aksidente, prej tyre 24 me të lënduar

22 Maj, 2022

Kosova e penalizuar nga bashkësia ndërkombëtare!

22 Maj, 2022

Kosova mes shpresës dhe zhgënjimit!

20 Maj, 2022

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca priti në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

18 Maj, 2022

Boksierja Donjeta Sadiku i siguron Kosovës medalje në Kampionatin Botëror që po mbahet në Turqi

16 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com