/2L ONLINE/ – Në 16 muaj të qeverisjes së Kamenicës nga Begzad Sinani, ndryshime janë bërë vetëm në drejtorinë e Shëndetësisë, ku Ajshe Morina është zëvendësuar me Agim Bucollin.
Njerëzit që kanë krijuar opinione në Kamenicë, kanë bërë kritika për performancën e dobët të disa drejtorëve komunalë. Pakënaqësi janë shprehur për (mos) punën në Arsim, Ekonomi, Kulturë e Financa.
Përfaqësues të organizatës “Fortesa” në fillim të mandatit kishin kërkuar zvogëlimin e numrit të drejtorive, që sipas tyre vetëm pagat e 11 drejtorëve shkojnë në mbi 70 mijë euro në vit.
“Për momentin nuk është duke u folur për mundësinë e ndryshimeve në qeverinë komunale, por në pjesën e dytë të mandatit s’përjashtohet mundësia, pasi të bëhen vlerësime për performancën e secilit drejtor”, kanë thënë burime të KamenicaPress(Fb).