• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

A do të ketë pushim pranveror në arsim?!

Redaksia 2LONLINE 30 Mars, 2021 3 min
 A do të ketë pushim pranveror në arsim?!

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, znj. Arbërie Nagavci ka mbajtur takim ku kanë marrë pjesë zyrtarë të MASh, përfaqësues të Kolegjiumit të DKA-ve, SBAShK-ut, Këshillit të Prindërve, IKShPK-së, drejtorë të shkollave dhe mësimdhënës.

Takimi i sotëm është vazhdimësi e takimit të së premtes (26 mars 2021), për të shqyrtuar mundësitë e organizimit të mësimit gjatë ditëve në vijim, respektivisht mundësinë e pushimit pranveror, zëvendësimin e ditëve të humbura gjatë këtij viti shkollor dhe mësimin plotësues për nxënësit e nivelit fillor dhe atyre që kanë mbetur prapa në mësime.

Ministrja Nagavci theksoi brengën e saj për cilësinë e mësimnxënies gjatë këtij viti të vështirë dhe sfidues shkollor, por theksoi se primar mbetet shëndeti i personelit arsimor dhe i nxënësve.

Ministrja, po ashtu, kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve, në mënyrë që të menaxhohet sa më mirë që të jetë e mundur situata dhe të arrihet cilësi në mësimnxënie për aq sa është e mundur.

Të gjithë pjesëmarrësit në takim u pajtuan se është i nevojshëm pushimi pranveror për shkak të ngarkesës së madhe të mësimdhënësve gjatë punës me grupe, dezinfektimit të shkollave, si dhe për të zbutur situatën aktuale pandemike në arsim dhe atë në përgjithësi.

Ministrja Nagavci kërkoi nga Kolegjiumi i DKA-ve që të deri nesër të dalin me rekomandime rreth çështjeve që u diskutuan, në mënyrë që të merret një vendim i qartë dhe të gjithë akterët e përfshirë në arsim të informohen me kohë.   /2LONLINE.com/

Etiketa:arsim pushim pranveror shkolla
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Policia e Kosovës arreston një person dhe sekuestron 107 kilogramë substancë narkotike

30 Janar, 2023
Art/Kult

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

29 Janar, 2023
Gjilan

Gagica: Qytetarët qiraxhinj në pronat e tyre!

29 Janar, 2023
Art/Kult

Të ecësh vetë

29 Janar, 2023
Lajme të ngjashme

DKA synon ta rris sigurinë e fëmijëve në shkolla

10 Janar, 2023

Lënda “Edukimi për Siguri”, pjesë e kurikulave shkollore!

16 Dhjetor, 2022

Kryetari Haliti dhe drejtoresha Emini takojnë këshillin e prindërve dhe drejtorët e shkollave

15 Dhjetor, 2022

Sot, ora e parë e mësimit i kushtohet Aftësisë së Kufizuar

2 Dhjetor, 2022

Sh.F.M.U “Skender Emerllahu” në Ramjan, e para shkollë në pilot projektin në nivel vendi për ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënies dhe menaxhimit të shkollës

24 Nëntor, 2022

Filluan sot kontrollet sistematike të nxënësve të klasës së parë

14 Nëntor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com