DYLON

A do të kemi një turneu ndërkombëtar të gjimnastikës në Kosovë?!

Avatar photo Redaksia

Sot, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti presidentin e Confsport Italia, Paolo Borroni, i cili ishte i shoqëruar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Leonard Lulaj.

Ministri Shala falënderoi Paolo Borronin për vizitën dhe njëkohësisht shprehu interesimin e MKRS-së për të bashkëpunuar me Consfsport dhe Italinë, në funksion të ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës.

EkoHigjiena

Ai e njoftoi Borronin me procesin e ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës, sidomos pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Ndërkaq presidenti Paolo Borroni e falënderoi ministrin Shala për pritjen dhe njëkohësisht shprehu interesimin për të bashkëpunuar me Kosovën në fushën e sportit, sidomos atë të gjimnastikës.

Presidenti Borroni u interesua gjithashtu për mundësitë e organizmit të një turneu ndërkombëtar të gjimnastikës në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.