Rei Manaj, futbollisti i talentuar shqiptar dhe anëtar i Cremoneses, është në llupën e shumë skuadrave të mirënjohura evropiane, por si duket më këmbëngulje e do edhe Interi, të e cila luan shqiptari nga Kosova Xherdan Shaqiri. Këtë talent të madh që nga Atletico Madridi, Juventusi, Lazio tash e kërkon edhe Interi.
Në lidhje me situatën aktuale ka folur edhe drejtori sportiv i Cremoneses, Stefano Giammarioli. “Nga informacionet që kam Inter po e vëzhgon që prej shumë muajsh, por nuk kanë munguar as klubet e tjera. Gjithsesi për momentin nuk kemi hyrë në bisedime me asnjë skuadër, madje mund të konfirmoj se nuk kemi marrë as oferta. Rei ka një kontratë që e lidh me ne deri në vitin 2017 dhe nga ky këndvështrim gjithçka është në rregull. Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha Giammarioli.