DYLON

A dështoi Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për Luginën e Preshevës?

Avatar photo Redaksia

Në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës më 31 maj 2013 u debatua lidhur me nismën e deputetit të LDK-së për miratimin e Rezolutës për Luginën e Preshevës.

Meqë edhe unë isha i pranishëm në sallë me delegacionin e shqiptarëve të Luginës, isha në pozitë që ta përcjellë nga afër këtë ngjarje, të cilën mediat e cilësuan si “historike”.

EkoHigjiena

Mirëpo, pritjet tona u fashitën, bile edhe shumica u zhgënjyen me mosmiratimin e Rezolutës edhe pas debatit nga ora 10:00-18:00 hiq pauzën e drekës, për t’u miratuar një javë më pas, më 6 qershor.

Megjithatë, Rezoluta ka vlerë historike, meqë për herë të parë u caktuan obligimet e Kosovës ndaj vëllezërve në Luginë: heqja e pagesës së taksës kufitare, hapja e zyrave në Prishtinë dhe Gjilan për shqiptarët e Luginës, obligimin e përkujdesjes së përhershme të Kosovës për arsimin, kulturën, liritë dhe të drejtat njerëzore e kombëtare, si dhe vendosje e parimit të Reciprocitetit me serbët e Kosovës, etj.

Mirëpo, Qeveria e Kosovës nuk i realizoi asnjërën nga 11 pikat e Rezolutës, edhe pse ishte e obliguar nga Kuvendi i Kosovës për ta zbatuar atë në praktikë, megjithatë, asnjë hap nuk e ka marrë në këtë drejtim.

Përkundrazi, nuk kaloi një javë nga miratimi i kësaj Rezolute dhe ndodhi zhgënjimi edhe më i madh, meqë Qeveria e Kosovës, jo vetëm që nuk i hoqi taksat kufitare, por edhe i shumëfishoi, duke e rritur taksën kufitare për kamiona në 100 euro!

Sjellja e këtillë i la gojëhapur të gjithë shqiptarët e Luginës, aq më parë edhe nga shkaku se Kryeministri Thaçi propozoi në mbledhjen e 31 majit 2013 që të ndryshoj Kushtetuta e Kosovës, duke ia shtuar nenit 1 Pikën 4, që do të sanksiononte obligimin kushtetues të Republikës së Kosovës ndaj Luginës!

Befasia ishte e dyfishtë. E para sepse dihej nga të gjithë se Kushtetuta e Kosovës nuk mund të ndryshoj pa pëlqimin e minoriteteve. Pra, sepse nevojitet shumica e dyfishtë: e minoriteteve dhe e Kuvendit si tërësi. Por, nuk jemi të sigurt se këtë “nuk e dinte” edhe Kryeministri Thaçi.

Andaj, mbete shija e hidhur dhe bindja se çështja e shqiptarëve të Luginës nga Qeveria e Kosovës nuk është duke u trajtuar me seriozitetin dhe sinqeritetin e duhur, si dhe nuk është përfillur obligimi kushtetues për zbatimin e Rezolutës së miratuar në Kuvendin e Kosovës, si organ më i lartë Ligjvënës i Republikës së Kosovës, si dhe duke lejuar shpërnguljen alarmante të shqiptarëve të Luginës së Preshevës./Titulli.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.