DYLON

Qytetarët në nevojë të komunës së Vitisë pranojnë ndihma me miell nga donatoret e ndryshëm

Qytetarët në nevojë të komunës së Vitisë pranojnë ndihma me miell nga donatoret e ndryshëm
Avatar photo Redaksia

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në bashkëpunim me këshillat e fshatrave dhe të tjerë ka vazhduar sot me shpërndarjen e pakos së dytë të ndihmave për qytetarët në nevojë të kësaj komune.

Këto ndihma janë donacione nga donatorë të ndryshëm të cilët në këtë kohë të pandemisë po i dalin në ndihmë qytetarëve me gjendje të renduar financiare.

Përndryshe sot është bërë shpërndarja e ndihmave me miell në Letnicë dhe pritet të vazhdoj edhe në fshatrat e tjerë të kësaj komune. Mielli që po shpërndahet është dhuruar nga donatorët e shumtë.

EkoHigjiena

Në fakt ndihmat me miell që po shpërndahen për familjet në nevojë në raundin e dytë janë dhuruar janë nga këta donatorë:

Shoqata “Vitia”-Gjenevë- 343 thasë miell nga 25kg
Bashkësia Islame- 56 thasë miell nga 25 kg
Mulliri “Thes Ari”- 40 thasë miell nga 25 kg
Restorant “Te Lisi”- 40 thasë miell nga 25 kg
Sokol Shaqiri- 120 thasë miell nga 25 kg

Përndryshe në raundin e parë të ndihmave janë ndihmuar me mijëra familje me pako ushqimore dhe higjenik dhe atë nga donatorët e ndryshëm për të cilën komuna e Vitisë por edhe qytetaret në nevojë shprehin falënderimet e tyre.