Sot bëhen homazhe dhe varroset pjesëtari i FSK-së Enver Azemi
/2L ONLINE/ – Pjesëtari i FSK-së, rreshter Enver Azemi i cili të shtunën u nda nga jeta, pas një sulmi që pati në zemër, do të varroset sot në Gadish të Gjilanit në ora 13:00. Homazhet do jene nga ora 11:30 deri 12:15 ne kazermën New Born Gjilan. FSK, bëjnë të ditur për 2L ONLINE, zyrtarë të FSK-së nga Brigada e Reagimit të Shpejtë.
Enver Azemi ka lindur me: 05 tetor 1973, në fshatin Gadish të Gjilanit, ishte pjesëtarë i Batalionit të parë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë. Rreshter Azemi, në momentin kur pësoi sulm në zemër ishte duke përfaqësuar Batalionin e Parë me pjesëtaret tjerë të ekipit të futbollit, në turnirin e organizuar në fshatin Perlepnicë të Gjilanit, për nderë të dëshmoreve Zia Shemsiu dhe Afrim Xhelili.
Enver Azemi ishte pjesëtarë i UÇK-së, ku shquhej për kontributin e tije për lirinë e vendit, pastaj si një ushtarak i devotshëm me vlera dhe standarde të larta shërbeu në zonën e 6-të TMK, dhe me 21 janar 2009, u be pjesë e FSK-së duke dhënë një kontribut të madh në skuadrën e parë të togut të dytë në Kompaninë 1A, të batalionit të parë të RSH, ku ishte udhëheqës skuadre detyrë të cilën e kryente me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal.
Varrimi i të ndjerit behet me datë 03 maj 2015, në Gadish të Gjilanit në ora 13:00.
Homazhet do jene nga ora 11:30 deri 12:15 ne kazermen New Born Gjilan. Njofton FSK-ja. /2L ONLINE/
