DYLON

Prezantuesja shqiptare, Alketa Vejsiu shkëlqen në Festivalin e Sanremos në Itali

Prezantuesja shqiptare, Alketa Vejsiu shkëlqen në Festivalin e Sanremos në Itali
Avatar photo Elife Sherifi

Prezantimi i Alketa Vejsiut në Festivalin e Sanremos ishte kryefjala e mediave shqiptare dhe jo vetëm. Padyshim se pjesëmarrja e saj në festivalin e madh nuk mund të lihej pa komentuar nga mediat italiane.

“Ishte eksplozive. Showgirl e lindur në Tiranë tregoi një njohje të shkëlqyer të gjuhës italiane, mori në dorë gjithë festivalin dhe ia vodhi shfaqjen madje edhe prezantuesit Amadeus”, shkruan “Il Messaggero”.

EkoHigjiena

Në një pjesë të festivalit, Alketa tregoi edhe një pjesë nga historia e shqiptarëve të Italisë, të cilët u larguan nga Shqipëria dhe më pas disa arritën suksese, duke spikatur artistin me prejardhje shqiptare, Ermal Meta.

Ajo dukej për mrekulli me dy fustane shkëlqyese një nga ‘Dolce & Kabana’ dhe një të punuar nga Valdrin Sahiti.

https://www.youtube.com/watch?v=SKhJs3QdPZM