DYLON

Thaçi uron Kadaren për datëlindje

Thaçi uron Kadaren për datëlindje
Avatar photo Redaksia

“Ismail Kadare ka luajtur rol kyç në formimin estetik dhe stilistik të mbarë kombit, në lëvrimin dhe sofistikimin e gjuhës shqipe dhe në promovimin e kulturës shqiptare në botë”, ka shkruar në profilin e tij, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në urimin e tij për datëlindje të Kadaresë.

Ndryshe, shkrimtari Ismajl Kadare lindi më 28 janar të vitit 1936. Kadare ishte disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi.

Ja postimi i plotë i presidentit Thaçi:

EkoHigjiena

Sot e ka datëlindjen gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, prandaj është gëzim i veçantë ta uroj kolosin e letërsisë shqiptare në 84 vjetorin e lindjes. Ismail Kadare ka luajtur rol kyç në formimin estetik dhe stilistik të mbarë kombit, në lëvrimin dhe sofistikimin e gjuhës shqipe dhe në promovimin e kulturës shqiptare në botë. I uroj jetë të gjatë! HTH