DYLON

Karateistët gjilanas krenaria e Kosovës, i sjellin nëntë medalje nga Turneu Ballkanik

Karateistët gjilanas krenaria e Kosovës, i sjellin nëntë medalje nga Turneu Ballkanik
Avatar photo Elife Sherifi

Klubi i Karatesë “Drita” nga Gjilani vazhdon të shkëlqejë në garat ndërkombëtare, duke sjellë medalje e krenari nga vendet ku po merr pjesë.

Karateistët e Dritës përfaqësuan Kosovën me pesë garues në turneun Ballkanik të mbajtur në Shkup.

Klubi i Karatesë “Drita” në turneun Ballkanik arriti ti rrëmbej 9 medalje, 4 medalje në gara individuale dhe 5 medalje në gara ekipore.

EkoHigjiena

Në Turneun Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U21 të mbajtur më 15.12.2019 në Shkup morën pjesë garues nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Bullgaria dhe nikoriqi Maqedonia e Veriut.

Në Turneun Ballkanik një paraqitje të shkëlqyer paten karateistët gjilanas si në gara individuale po ashtu edhe në garat ekipore në të gjitha kategoritë.

Garuesit arritën këto rezultate:

  1. Vesa Ibrahimi – Të argjendtën

      Të bronzta:

  1. Endrit Beka
  2. Shpresim Shabani
  3. Benjamin Shabani

      Ekipore:

  1. Endrit Beka e artë
  2. Vesa ibrahimi të argjendtën
  3. Edisa Beka të argjendtën
  4. Shpresim Shabani të bronzta
  5. Benjamin Shabani të bronzta

Kryetari i klubit Arsim Ibrahimi, kryetrajneri Blerim Hajdari, trejneri  Elhami Shabani, Kryesia e klubit,  dhe prindërit i përgëzojnë karateistët për rezultatet e arritura si dhe ju urojnë shumë suksese në garën e radhës në Kampionatin e Kosovës.