DYLON

Lutfi Haziri: Keni durim. Po e ndërtojmë koalicionin në mirëbesim

Lutfi Haziri: Keni durim. Po e ndërtojmë koalicionin në mirëbesim
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka shkruar në profilin e tij në facebook se kanë punuar më shumë se dy vite për të ndërtuar kapitullin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit politik mes LDK’së dhe LVV’së.

“Keni durim. Po e ndërtojmë koalicionin në mirëbesim”, ka shkruar ai.

Ja postimi i plotë:

EkoHigjiena

Ne kemi punuar më shumë se dy vite për të ndërtuar kapitullin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit politik mes LDK’së dhe LVV’së.

Keni durim. Po e ndërtojmë koalicionin në mirëbesim. Kjo ka me qenë marrëveshje përtej një mandati. Nuk ka të bëj me emrat e përveçëm, por me qartësime të pozitave dhe ndarje të drejtë e me vullnet të mirë, në mënyrë që në qeverinë LDK-LVV të mos ketë ‘bomba të kurdisura’.