DYLON

Aktorja gjilanase i dëshiron mirëseardhje Anglisë, thirrje kundër racizmit

Aktorja gjilanase i dëshiron mirëseardhje Anglisë, thirrje kundër racizmit
Avatar photo Elife Sherifi

Aktorja e famshme gjilanase, Ardiana Matoshi i është bashkuar kampanjës kundër racizmit, dukuri kjo e shprehur dhe e theksuar në ditët e fundit në stadiumet ndërkombëtare.

Matoshi në Instagram ka postuar fotografi me një varëse në të cilën është i pikturuar flamuri i Britanisë së Madhe.

Qartazi aktorja ka  bërë thirrje që mos të ketë racizëm as në ndeshjen Kosovë-Angli, ndeshje kjo në kuadër të kualifikimeve për Evropian.

EkoHigjiena

Fotografisë i ka bashkangjitur një tekst jo të shkurtër në gjuhën angleze:

“ Angli, artistët dhe sportistët si Rita, Dua, Majlinda, Muriqi, Berisha, Rashica e Zeneli e të tjerë kanë bërë që Kosova të njihet ndërkombëtarisht.

Ne ju presim në stadiumin që emrin e ka marrur dhe është krijuar me shumë vështirësi , Fadil Vokrri.

Kosova e don Anglinë dhe i është mirënjohëse përherë, po ashtu kombi jonë i thotë JO racizmit”, ka shkruar Matoshi.