DYLON

Kapet me marihuanë në oborrin e një shkolle

Avatar photo Redaksia

Njësitet e Patrullës nga stacioni policor i Vitisë, kanë ndaluar të dyshuarën, shtetase shqiptare, në oborrin e Shkollës se Mesme Teknike dhe gjatë kontrollit fizik tek e njëjta kanë gjetur ne xhepin e palltos një sasi e substancës së dyshuare e llojit marihuanë në peshë prej 2.3 gram.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se substancës se dyshuar narkotike i është bërë testi fushor me ç ‘rast ka rezultuar pozitiv dhe ka peshuar 2.3. gram.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.

EkoHigjiena

Pas procedurave ligjore e dyshuar ndalohet për 48 ore. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.