DYLON

Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati pret në takim përfaqësuesin e Ambasadës Suedeze Hajrullah Çeku

Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati pret në takim përfaqësuesin e Ambasadës Suedeze Hajrullah Çeku
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me Koordinatorën e Njësisë së Komunale për të Drejtat e Njeriut( NJKDNJ) Nazmije Demolli-Kastrati kanë pritur sot në takim përfaqësuesin e Ambasadës Suedeze, Hajrullah Çeku.

Në këtë takim është diskutuar për avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në nivel lokal, arsimimit, edukimit, cilësisë së shkollimit dhe shëndetësisë.

Kryetari Kastrati u shpreh se të gjithë njërëzit janë të barabartë dhe kanë të drejtat e tyre.

EkoHigjiena

Ndërsa, Koordinatorja Nazmije Demolli-Kastrati tha se duhet të mbrohen të drejtat e njeriut, por edhe duhet të kërkohen ato.