DYLON

Liria-Gjilani, formacioni i mundshëm

Liria-Gjilani, formacioni i mundshëm
Avatar photo Elife Sherifi

Kf.Gjilani i shkon mysafirë, Lirisë së Prizrenit, për përballjen e sotme të Ipko Superligës së Kosovës në futboll me fillim nga ora 13:30.

Formacioni i mundshëm i Gjilanit: Haxhihamza, Magani, Lila, Kastrati, Papuqi, Keita Aziz, Shabani, Kosumi, Hysa, Kqiku, Perez. Kryetrajner: Alban Hyseni.

Ndeshjen do ta gjykojë Shpëtim Murtezi, i cili do të ndihmohet nga asistentët Arton Latifi dhe Selami Haziti dhe ndërsa Arben Halilaj do jetë gjyqtarë i katërt.

EkoHigjiena

Kjo është përballja e dytë kampionale e këtyre dy skuadrave, të cilat vijnë me shumë ndryshime si në fondin e lojtarëve ashtu edhe me udhëheqësit e skuadrës, respektivisht trajnerët.

Sadat Pajaziti dhe Gëzim Hasi dy trajnerët e liruar tashmë, ndërsa  prizrenasit i drejton italiani Vicenzo Alberto Annese, kurse gjilanasit janë përkohësisht  me Alban Hysenin.