DYLON

Pianistja gjilanase shkëlqen në Gjermani, publiku e kthen disa herë në skenë

Pianistja gjilanase shkëlqen në Gjermani, publiku e kthen disa herë në skenë
Avatar photo Elife Sherifi

Pianistja gjilanase, Fatjona Maliqi, po vazhdon karrierën e saj të suksesshme në Gjermani. Ajo po vazhdon përkushtimin në ëndrrën e saj në instrumentin  e saj të fëmijërisë që e deshi gjithmonë.

Së fundmi, Fatjona tregoi talentin e saj magjik në piano në koncertin në Gjermaninë jugore, në Dinkelsbühl, duke dhënë një performancë të jashtëzakonshme para një publiku të gjerë.

Publiku mirëpriti dhe duartrokiti Fatjonën pa ndërprerë, duke e kthyer atë disa herë në skenë, shkruan 2lonline.com.

EkoHigjiena

Për koncertin e mrekullueshëm të yllit gjilanas ka shkruajtur edhe vet organizatorja, Monika Hoenen. “Koncerti i mbrëmshëm nuk do të harrohet kurrë”, ka thënë ajo.

Kurse, vet Fatjona këtë eksperiencë e quan nderë të madh për të.

“Ishte nje eksperience e jashtzskonshme ne vendin e zemres time ne Dinkelsbühl. Ky ishte një nderë i madh për mua, publiku e pëlqeu shumë, të gjithë u ngritën në këmbë dhe më kanë kthyer ndoshta 8-9 herë. Ky vend do të mbetet në zemrën time deri në fund të jetës”, u shpreh Fatjona pas koncertit.

Fatjona Maliqi në vitin 2014 kishte bërë debutimin e saj të parë me orkestër në Dinkelsbuhl të Gjermanisë dhe rikthimi i saj atje konfirmoi dashurinë e këtij vendi për Fatjonën, por edhe të ardhmen e  saj të gjatë dhe të ndritur në Gjermani.

Tani e disa vite pianistja kosovare është zhvendosur në Gjermani për studime dhe po vazhdon shkëlqimin e saj. Ajo po studion në Universitetin e Munster në drejtimin për piano me profesorin  Heribert Koch, i cili është i pandashëm në rrugëtimin e saj artistik.