DYLON

Befason futbollisti spanjoll, ‘po i numëroj ditët e pensionimit të Messit’

Befason futbollisti spanjoll, ‘po i numëroj ditët e pensionimit të Messit’
Avatar photo Elife Sherifi

Argjentinasi Lionel Messi për shkumë kënd është fenomen, ‘jashtëtoksorë’ dhe më i miri në histori të futbollit, por jo të gjithë mendojnë njësoj.

E një tjetër mendim dhe deri në urrejtje duket ta ketë futbollisti spanjoll Alvaro Arbeola.

Arbeloa ka deklaruar se është duke i numëruar ditët deri në pensionimin e argjentinasit, pasi ai nuk e shijon fare lojën e tij.

EkoHigjiena

“Kam respekt për Barcelonën, pasi janë një ekip i madh me një lojtar fantastik si Lionel Messi”, ka thënë Arbeloa për gazetën Marca.

“Ai është shumë i mirë edhe pse unë asnjëherë nuk e kam shijuar teksa e kam parë të luajë dhe asnjë herë nuk do të më pëlqejë ai”.

“Shpresoj të pensionohet sa më shpejtë dhe jam duke i numëruar ditët”, ka theksuar ai.