DYLON

E! News: ‘Dua’ në shqip është dashuri, pesë gjëra që nuk i keni ditur

Avatar photo Elife Sherifi

Dua Lipa ka qenë këto ditë krye-temë edhe e tabloideve më të mëdha botërore, të cilat kanë shkruar për suksesin e saj në Grammy ku theu rekord me dy cmime në kandidaturën e saj të parë.

Ndër to, e përditshmja E! News ka shkruar për pesë gjërat që publiku mund të mos i ketë ditur rreth këngëtares, duke cekur ndër to domethënien e emrit të saj në shqip, si dhe shuarjen e shpresave për tu marrë me muzikë në fëmijëri.

Këto janë pesë faktet që E! News liston si gjërat që mund të mos i keni ditur rreth Dua Lipës:

EkoHigjiena
  1. Në moshën 14 vjeçare, këngëtarja kishte lansuar këngë ‘cover’ në YouTube dhe vetëm disa vite më vonë do të arrijë këtë sukses.
  2. Dua Lipa ishte në shkollën Sylvia Young- Theatre School, në të cilën ishte edhe Amy Ëinehouse, Rita Ora dhe Little Mix.
  3. Emri “Dua” në gjuhën shqipe nënkupton “dashuri”.
  4. Ne e dimë talentin e saj, por një person nuk e dinte, mësuesi në shkollë i kishte thënë asaj se nuk mund të këndonte, por me dy “Grammy” në duar e dëshmon të kundërtën.
  5. Dua Lipa ishte e ftuar në turneun e Bruno Mars dhe Coldplay