DYLON

Dua tregon kuptimin e projektit të ri

Avatar photo Elife Sherifi

Ditë më parë këngëtarja e njohur, Dua Lipa ka publikuar projektin e ri ‘Swan Song’.

Kënga e re e yllit kosovar është kolona zanore e filmit të ri “Alita:Battle Angel”, ndërsa përmes një postimi në ‘Instagram’ Dua ka treguar si erdhi deri te krijimi i kësaj kënge dhe gjithë historia që fshihet prapa këtij projekti.

“Dua të ju tregoj historinë që fshihet prapa këngës Alita. ‘Swan Song’ është përkufizimi i performancës përfundimtare së një personi ose aktivitet profesional para daljes në pension. Idea është se “Kjo nuk është këngë e mjellmës” ky është vetëm fillimi i luftës sonë për drejtësi. Alita lufton për jetën e njerëzve të margjinalizuar, shpresojmë se ne të gjithë e gjejmë një pjesë të vetes në karakterin e Alitës dhe të shohim se ne kurrë nuk duhet të heqim dorë nga beteja nga padrejtësitë e botës. Edhe në momentet më të vështira duhet të flasim. Tekstualisht, kënga i referohet mendjeve të shkëlqyera për veprime, një grup aktivistësh për HIV dhe AIDS nga vitet ’80, motoja e të cilave është “Heshtja e barabartë me vdekjen” me shpresën se në jetën tonë të përditshme kemi vënë në veprim këtë kuptim më të thellë, kështu që heshtja nuk bëhet kurrë ne”.

EkoHigjiena

Ndryshe, Dua është e nominuar për çmimet ‘Grammy Awards’ të cilët ndahen me 10 shkurt.