DYLON

Pas portierit, Drita liron edhe një futbollist

Pas portierit, Drita liron edhe një futbollist
Avatar photo Redaksia

Kampioni në fuqi Kf.Drita dje shkëputi bashkëpunimin me portierin nga Shqipëria, Edvan Bakaj, ndërsa sot konfirmuan se as mbrojtësi Viktor Kuka nuk do të jetë pjesë e bardhë e kaltërve.

Klubi i deritanishëm Drita ka arritur marrëveshje me Kf.Ferizaj dhe vet futbollistin që ai  të huazohet në Ferizaj për gjashtë muajt e ardhshëm.

Kjo u bë me arsyetimin se Kuka nuk pati hapësirë për lojë këtë sezon, andaj kjo lëvizje është vlerësuar si e nevojshme për të dy palët, sidomos për lojtarin që të ketë më shumë minutazhë loje.

EkoHigjiena

Kujtojmë se edhe ish-gardiani i portës së Dritës, Edvan Bakaj, që erdhi nga Liria e Prizrenit, nuk u aktivizua gjatë në lojë. E shkak për këtë sipas zyrtarëve të klubit është mospërshtatja me klubin që rezultoi me ndërprerje të kontratës.

Aktualisht, kampionati i Kosovës në futboll është në pushim dimëror për të vazhduar më pas me vazhdimin e garave në sezonën pranverore. Kf.Drita gjendet në pozitën e gjashtë me 23 pikë. /Elife Sherifi/