DYLON

Gjilani udhëton në Prizren, Drita pret ferizajlitë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Këtë fundjavë skuadrat gjilanase, KF Gjilani dhe KF Drita, luajnë ndeshjet e xhiros së nëntë, e para të shtunën si mysafire, ndërsa tjetra të dielën si nikoqir. Pra, në kuadër të javës së nëntë në Vala Superligën e Kosovës në futboll, sot zhvillohen dy duele futbollistike, e ku edhe skuadra gjilanase, KF Gjilani, ka ballafaqimin e saj, me synimin që të arrijnë suksesin maksimal, derisa të dielën kemi edhe katër ballafaqimet e tjera, në këtë mes edhe KF Drita, që pret pikë të plota për t’u këndellur dhe shkëputur nga fundi i tabelës ku ndodhet aktualisht.

KF Gjilani do të udhëtojë sot për në Prizren ku do të ballafaqohet me KF Liria. Pas tetë xhirove skuadra gjilanase KF Gjilani mban pozitën e 6-të me 13 pikë të tubuara nga 4 fitore e një barazim. Skuadra rivale që e pret në fushë të saj Gjilanin, është KF Liria e cila është e pozicionuara në vendin e 8-të me 9 pikë.

EkoHigjiena

Skuadra tjetër gjilanase, KF Drita, takimin e zhvillon të dielën para adhuruesve të saj dhe pret skuadrën KF Ferizaj. Pas tetë xhirove skuadra gjilanase KF Drita është e pozicionuar në fund të tabelës me vetëm tre pikë të tubuara nga një fitore e vetme. Skuadra rivale që Drita e pret në fushë të vet, është KF Ferizaj e cila mban vendin e 9-të me 4 pikë, pra vetëm një pikë më shumë. Është momenti i fundit që KF Drita të këndellet dhe ta gjej rrugën e fitores, që të shkëputet nga fundi i tabelës dhe të fillojë të ngjitët lartë.

Përndryshe, tani më dihen edhe gjyqtarët e ndeshjeve të javës së 9-të në VALA Superligë e edhe ata që do të jenë në ndeshjet që i zhvillojnë skuadrat gjikanase, KF Gjilani e KF Drita.

E shtunë, 15.10.2016
Liria -Gjilani
T.Maloku, D.Preniqi, G.Mehmeti B.Gashi

E diel, 16.10.2016
Drita – Ferizaj
S.Isufi, F.Abrashi, M.Qehaja, M.Baliu

Përndryshe, ja të gjitha qiftet e javës së 9-të:

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në orën 14.00.

E shtunë:

E diel:

Tabela momentale: