DYLON

Momenti i arrestimit të babait të Hakan Sukur pas namazit të xhumasë

Avatar photo Redaksia

Pas lëshimit të urdhër arrestit të futbollistit me origjinë shqiptare Hakan Sukur, policia turke ka arrestuar edhe babain dhe i ka konfiskuar pasurinë, raporton agjensia e lajmeve DHA. Babai i Hakanit, Selmet Sukur, është arrestuar pas faljes së namazit të xhumasë.

Nga fotografitë shihet që babi i futbollistit të njohur është arrestuar me lot në sy, derisa i është konfiskuar edhe pasuria lojtarit që thuhet të jetë rreth 50 milionë euro.

EkoHigjiena

Hakan Sukur u zgjodh deputet në vitin 2011 për ish partinë e Presidentit Erdogan.

Edhe pse në momentin e grusht shtetit ushtarak, Sukur e kritikoi puçin ushtarak, ai përsëri po akuzohet për lidhje me Gylen. Hakan Sukur jeton në Amerikë.