DYLON

Adnan Januzaj kalon te Dortmundi?

Avatar photo Redaksia

Borussia Dortmundi raportohet se ka hyrë në garë për të nënshkruar me mesfushorin shqiptar Adnan Januzaj nga Manchester United. 20-vjeçari është lidhur me një largim nga Unitedi në formë huazimi, përkundër faktit se menaxheri Louis van Gaal pohoi se ai nuk është në shitje.

Sport1 raporton se qëndrimi i Van Gaalit nuk e ka penguar Dortmundin që është duke u përgatitur për largimin e Jakub Glaszczykowskit.

EkoHigjiena

Nuk është bërë e qartë nëse Dormundi e dëshiron shqiptarin në formë huazimi apo në formë permanente.

Januzaj në dy ndeshjet e fundit të Unitedit filloi nga minuta e parë.