DYLON

Januzaj kushton 27 milionë euro

Avatar photo Redaksia

Trajneri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, ka caktuar çmimin e shitjes për mesfushorin Adnan Januzaj. Adnan Januzaj mund të largohet nga Manchester United, pas përfundimit të këtij sezoni.

Reprezentuesi belg është duke luajtur rrallë herë në ekipin e menaxherit Louis van Gaal. Andaj, ai pritet të gjejë një skuadër të re për sezonin e ardhshëm.

EkoHigjiena

Kurse, mediat britanike raportojnë se Van Gaal tashmë ka caktuar çmimin e futbollistit kosovar.

Cilado skuadër që dëshiron transferimin e tij duhet të paguajë 27 milionë euro.