DYLON

Norvegjia fton Berishën në përballje ndaj Kroacisë

Avatar photo Redaksia

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Norvegjisë, Mathias Hogmo, ka bërë publik emrat e të ftuarve për ndeshjen kundër Kroacisë. Trajneri Hogmo në mesin e të ftuarve ka përfshirë edhe mesfushorin kosovar të skuadrës Red Bull Salzburg, Valon Berisha. Norvegjia më 28 mars do të luajë ndeshjen e pestë në Kroaci, në kuadër të fazës grupore për eliminatore për kampionatin evropian “Franca 2016”.

Norvegjia pas katër ndeshjeve të Grupit H, zë vendin e tretë me nëntë pikë. Lidere është Kroacia me dhjetë, sa ka edhe Italia që mban vendin e dytë. Në Grupin H janë edhe Bullgaria, Malta e Azerbajxhani.

EkoHigjiena