DYLON

Gjilan: I gjendet në posedim kokainë

Gjilan: I gjendet në posedim kokainë
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan kanë arrestuar një të dyshuar për posedim të substancës narkotike.

Sipas policisë, është arrestuar i dyshuari, mashkull K /Shqiptar, me nënshtetasi austriake, të cilit gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga policia, në trup iu është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”, në peshë 0.4 gr.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, lirohet, kurse rasti mbetet të hetohet nga Policia.

EkoHigjiena