DYLON

Ndërroi jetë veterani i arsimit Zahir A. Qerimi

Ndërroi jetë veterani i arsimit Zahir A. Qerimi
Avatar photo Redaksia

Ndërroi jetë veterani i arsimit dhe njëri ndër mësuesit e parë në komunën e Gjilanit, Zahir A. Qerimi (1936-2018). Zahir Qerimi ka lindur në Velekincë, rrjedhë nga një familje atdhetare, ku dëshira e tij për arsimim ishte primare me gjithë kushtet e mjerueshme të asaj kohe.

Ishte i vendosur që ta vazhdonte misionin e tije te shenjtë dhe këtë e bëri deri në frymën e tij të fundit. Gjithë jetën e tij ia kushtoi arsimimit dhe edukimit të brezave te rinj.

Ishte i padëshiruar për pushtetin serb dhe kurrë nuk e lanë te punojë në shkollën e Velekincës, por ka qenë i detyruar të udhëtoj në këmbë me dhjetëra kilometra në ditë deri ne fshatrat më të largët si në Tanushë, Tërpezë, Skifteraj, etj.

EkoHigjiena

Vepra dhe misioni i tij le të jetë udhë rrëfim për gjeneratat e reja.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës. /S.S/