Krijohet “Klubi i Biçiklistave të Gjilanit”
(2L ONLINE) – Është mbajtur Kuvendi i Anëtarëve të “Klubit të Biçiklistëve të Gjilanit ” dhe kemi marre iniciative të krijojmë një shoqatë edhe në Komunën e Gjilanit, ku edhe kemi zgjedhur udhëheqësin e shoqatës. Sot i dorëzuam dokumentet për krijimin e Shoqatës s{ Biçiklisteve te Gjilanit , dhe se shpejti do te pajisemi me certifikate.
Kështu thuhet në një njoftim të këtij klubi për të shtuar se qëllimi thelbësor i këtij organizimi si Shoqatë, konsiston në faktin që të promovojnë në mënyre më të organizuar çiklizmin si sport edhe në Komunën e Gjilanit, duke e ditur faktin se shoqata të tilla ekzistojnë në qendra të tjera të Kosovës.
Më tej në këtë njoftim thuhet:
“Si nismëtar të themelimit të Shoqatës, përmes aktit juridik statutar ne kemi precizuar edhe qëllimin, obligimet dhe përgjegjësitë e secilit anëtare që do të dëshirojë të bëhet pjesë e kësaj Shoqate, me qëllim organizimin sa më të mirë dhe me qëllim aktivizimin e potencialit rinor edhe në sportin e çiklizmit.
Në këtë mënyrë Shoqata jonë do të mbulojë si OJQ gjithë hapësirën e Komunës së Gjilanit, duke bashkëpunuar me shoqatat në qendrat tjera të Kosovës, marrjen e përvojave më të mira të tyre me qëllim të organizimit sa më të mirë edhe për në Gjilan.
Shoqata është e gatshme të marrë përgjegjësitë organizative dhe t’u nënshtrohet të gjitha rregullave të rregulloreve për OJQ-të apo per sportin e çiklizmit.
Aktivitetet kryesore – Me qëllim të përmbushjes së objektivave dhe qëllimit të paraparë, organizata do të ndërmarrë, por nuk do të limitohet në aktivitetet si në vazhdim:
• Zhvillimi i sportit të Çiklizmit në Gjilan.
• Përcaktimi dhe zbatimi i politikave zhvillimore të Çiklizmit.
• Harmonizimi i aktiviteteve të klubeve,shkollave dhe seksioneve të Çiklizmit.
• Propozimi i programeve të aktiviteteve të Çiklizmit si nevoja publike.
• Mbështetja në realizimin e programeve publike në Çiklizem.
• Përcaktimi i formës së garave dhe kushteve të organizimit të garave në Çiklizëm.
Anëtarësimi në organizatë është i hapur për çdo person pa marrë parasysh racën, gjininë, orientimin seksual, shtetësinë, kombësinë, religjionin, moshën, ose aftësitë fizike.
Ftohen të gjithë të interesuarit të bashkëngjiten në klub sepse tani e tutje do zhvillohen edhe aktivitete te ndryshme te çiklizmit ne Komunën e Gjilanit”, thuhet në fund të njoftimit të Klubit të Biçiklistëve të Gjilanit. /2L ONLINE/
