DYLON

Haziri viziton KBI duke uruar haxhilerët që të përfundojnë me sukses këtë mision

Haziri viziton KBI duke uruar haxhilerët që të përfundojnë me sukses këtë mision
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot kryetarin e Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, me rastin e udhëtimit të haxhilerëve nga kjo Komunë për në vendin e shenjtë, Mekë.

“Haxhilerëve, të cilët janë nisur në haxh, ju urojmë që të përfundojnë me sukses këtë detyrë dhe dashtë Zoti të kthehen shëndosh në shtëpitë dhe familjet e tyre. Lusim Zotin që t’ua pranoj haxhin”, ka thënë me këtë rast Haziri.

Kurse, kryetari i Këshillit të Bashkësise Islame në Gjilanm, Naim Aliu, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe zotimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen për të mirëne përgjithshme.

EkoHigjiena