A shkeli interesi komercial mbi sportin?!
(2L ONLINE) – Nuk është e zakonshme e edhe gjithandej nga instanca të ndryshme trumbetohet se poltika dhe interesat komerciale nuk duhet dhe nuk guxon të implikohen ose të kenë një rol të rëndësishëm në sport!
Por në kushtet e sotme kur komercializimi i sportit e sidomos i futbollit është në kulmin e tij edhe po të ndodhte një gjë e tillë nuk do ishte e pa mendueshme! Edhe atë edhe në instanca më të larta të sportit evropian e botëror.
Njeriu kur nuk ngelet i kënaqur me ndonjë verdikt gjyqi e në këtë rast të një asociacioni siç është ky i fundit i UEFA-së për ndeshjen e ndërprerë në mes Serbisë e Shqipërisë atëherë edhe ka të drejtë edhe të ankohet edhe të dyshojë në objektivitetin e atyre që ishin të involvuar dhe që morën një vendim të tillë.
A ka dhe a ndikon sponsori në politikat dhe në qëndrimin e individëve si dhe grupit udhëheqës ndaj një ngjarje të caktuar që ka të beje në mënyrë direkte a indirekte në interesa ekonomike e politike e të cilat po ashtu në atë mënyrë lidhen mes vete!
Po, unë mendoj se po!Ndoshta është vnerë momenti subjektiv i ndikuar nga hidhërimi i thellë në vendimin e UEFA ndaj të involvuarve në atë ndeshje të pa përfunduar por duke parë rrethanat se si erdhi deri te ndërprerja e asaj ndeshje dhe çfarë vendimi u mor për të ndëshkuar ata që merituan të ndëshkoheshin e në fakt nuk u ndëshkuan.
Disi më le një ndjenjë analogjie nga dënimet për krime lufte ku mëtohet që për të ruajtur një lloj ekuilibri politik e kushedi çfarë tjetër interesi të bëhet njëfarë lloj barazimi viktimë-Kriminel!
Është i rëndë ndoshta ky krahasim por ja që të tillë përshtypje të lë matematika e rrethanave dhe e të involvarve.
Platini Francez! A nuk doli tani pas pesëmbëdhjetë vjetëve Një Ushtarak Francez dhe tha “unë ndava Mitrovicën”! A do të thotë kjo se kushedi ndoshta edhe Platini pa 15 vitesh të del e të thotë “ja si ja dhashë fitoren Serbisë”.
Këto janë vetëm spekulime dhe dyshime por kur mendoj se që nga viti 2012 kush Sponsorizon UEFA-në,nuk mund të rrijë i qetë e të mos mendoj se për hatër të dikujt që i jep rrogën Platini-së dhe vartësve të tij u bë edhe kjo llogari në shpinë të shqiptarëve! Edhe një here sikur shumë herë në histori.
/9 July 2012 Gazprom became sponsor of UEFA Champions League and UEFA Super Cup for three season.until 2015/
Shqip: Që nga 9 korrik kompania e madhe Ruse e gasit është bërë sponsor i UEFA Champions League si dheUEFA Super Cup për tre sezonet e ardhëm deri më 2015! ….
http://www.gazprom.com/press/news/2012/july/article139446/
/2L ONLINE/Xhelil ARIFI/
