DYLON

4 mijë policë specialë sigurojnë ndeshjen Serbi-Shqipëri

Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit të Serbisë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme kanë arritur një marrëveshje qe 4 mijë trupa të Njësisë Speciale Serbe të jenë përgjegjës për sigurinë e ndeshjes.

Serbia po e merr shumë seriozisht punën e sigurisë së ndeshjes dhe rendit publik gjatë zhvillimit të ndeshjes Serbi-Shqipëri.
Mediat serbe kanë lajmëruar se Federata e Futbollit të Serbisë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme kanë arritur një marrëveshje qe 4 mijë trupa të Njësisë Speciale Serbe të jenë përgjegjës për sigurinë e ndeshjes Serbi-Shqipëri.

EkoHigjiena

Edhe pse zyrtarisht Federata e Futbollit të Serbisë ka deklaruar se nuk do të pranohen tifozë shqiptarë në stadium, Plisat nga Kosova sot raportuan se tashmë një pjesë e tyre janë në Beograd, kurse pjesa tjetër do të niset nesër.