DYLON

Drita e nis mbarë kampionatin

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – KF Drita nga Gjilani e ka nisur mbarë edicionin e ri në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll, pasi ka arritur të shënon fitore edhe atë në Vushtrri, si mysafire e skuadrës Llamkos Kosova.

Bardh e kaltërtit e Gjilanit shënuan një fitore minimale (1 me 0), por shumë të vlefshme kur kemi parasysh se kjo fitore u regjistrua në start të kampionatit, si skuadër mysafire dhe kundër një skuadre që në kampionatin e kaluar ishte kampione.

EkoHigjiena

Alban Rexhepi ishte realizues i golit të fitores për skuadrën e Dritës e cila u kthye në Gjilan me gjah të plotë nga Vushtrria dhe tani më e qetë do të pret javën tjetër kur në kuadër të xhiros së dytë do të takohet me KF Vëllaznimin.

Përndryshe sot është zhvilluar edhe një ndeshje tjetër e javës së pare të Raiffeisen Superligën ku Prishtina mundi Istogun me rezultat 2 me 1.

Nesër e diel – ora 17:00, luhen ndeshjet tjera:

Besa – Trepça ‘89
Vëllaznimi – Drenica
Trepça – Ferizaj
Feronikeli – Hajvalia