DYLON

Gjilan: Plagosje aksidentale me armë zjarri

Gjilan: Plagosje aksidentale me armë zjarri
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të klasifikuar si plagosje aksidentale/armëmbajtje pa leje që është regjistruar në Gjilan.

Sipas raportit policor, në Lagjen Zabeli i Sahit Agës, i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte në sigurim në objektin e fermës, duke manovruar me një armë zjarri aksidentalisht ka qëlluar veten në këmbë.

I njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë konfiskuar pistoleta e kalibrit 6.75 mm dhe një gëzhojë.

EkoHigjiena

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.