DYLON

Kosova kundër Omanit në shtator

Avatar photo Redaksia

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë kundër Omanit në shtator, mirëpo ende nuk dihet nëse do të luajnë në Prishtinë apo në Mitrovicë.Tashmë është konfirmuar. Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë kundër Omanit në ndeshjen e radhës miqësore.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka konfirmuar këtë miqësore, mirëpo ende nuk e dinë se në cilin qytet do të luhet.

EkoHigjiena

“KE (Komiteti Ekzekutiv i FFK-së) ka marrë konfirminin zyrtar nga Federata e Futbollit të Omanit, për zhvillimin ndeshjes miqësore me përfaqësuesen e Omanit.

KE do të bëjë përpjekje që kjo ndeshje të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit dhe për këtë ka pasur takime të kryetarit Vokrri dhe sekretarit Salihu me zyrtarët e Prishtinës, në mënyrë që ata të marrinë një pjesë të detyrave sa i përket përgatitjes së stadiumit, ndryshe alternativë mbetet stadiumi ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FFK-së.