DYLON

Pas Xherdanit edhe Manchesteri

Avatar photo Redaksia

Manchester United e ka marrë primatin në garën për transferimin e Xherdan Shaqirit. Skuadra angleze, Manchester United, është tani e para në garën për të nënshkruar me Xherdan Shaqirin.

Djajtë e Kuq rivalizojnë Liverpoolin në garën për nënshkrimin e kosovarit, teksa kanë bërë gati një shumë prej rreth 20 milionë eurosh për ta transferuar atë nga Bayerni.

EkoHigjiena

Megjithatë, Xherdani pritet që këtë javë ta definojë të ardhmen e tij, duke biseduar edhe me krerët e skuadrës bavareze.

Ndryshe, edhe Juventusi është skuadër e cila po kërkon me ngulm shërbimet e kosovarit.