DYLON

PDK: Malisheva e Abdullah Tahirit, mbanë lart Flamurin e PDK-së

PDK: Malisheva e Abdullah Tahirit, mbanë lart Flamurin e PDK-së
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të zgjedhjeve të Rinisë Demokratike të Kosovës, Malisheva shënon ciklin e fundit të këtij procesi zgjedhor demokratik të nëndegëve të RDK-së në Gjilan.

“Në saje të angazhimit të kryetarit (militant) të PDK-së të kësaj nëndege, z. Ilir Tahiri, sot u mbajt kuvendi zgjedhor i RDK-së, me ç’rast, të rinjtë e Malishevës, zgjodhën kryesine e re të RDK-së dhe delegatët e kuvendit të Degës”. ka bërë të ditur Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve të RDK-së, në Gjilan, përmes një postimi në profilin e Degës s PDK-së, në facebook.

Ndërkaq, udhëheqjen e rinisë ia besuan të riut, Taulant Maliqi.

EkoHigjiena

Mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, sikur në të gjitha nëndegët, me korrektësi edhe këtu e përcollën përfaqësuesit e Komisionit Zgjedhor, nga qendra dhe dega në Gjilan.