DYLON

Lajmëron policinë se hajnat e armatosur deshën t’ia vidhnin lopët

Lajmëron policinë se hajnat e armatosur deshën t’ia vidhnin lopët
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë raportuar për një rast “vjedhje e rëndë në tentativë” që është regjistruar në komunën e Gjilanit.

Sipas raportit policor, ankuesi, ka raportuar në polici se katër persona të dyshuar, të panjohur për të, kishin tentuar t’ia vjedhin pesë krerë kafshë (lopë),  deri sa i kishte pasur duke u kullotur afër shtëpisë së tij.

Sipas ankuesit, te dyshuarit kishin pasur edhe armë me vete dhe pasi ishin vërejtur nga banorët e fshatit, ishin larguar në drejtim të panjohur.

EkoHigjiena

Rasti mbetet nën hetime nga njësitet policore.