Shakira do të këndojë në ceremoninë mbyllëse të Botërorit
I mohuan ceremoninë hapëse por nuk mundën ta largojnë edhe nga ceremonia mbyllëse. Këngëtarja kolumbiane Shakira, e cila nuk udhëtoi drejt Sao Paulos në 12 qershor pasi në vendin e saj u preferuan Pitbull dhe Jenifer Lopez, do të këndojë hitin e saj të Botërorit në stadiumin “Maracana” përpara finales së madhe të 13 korrikut.
Bashkë me Shakirën në skenë do të dalë edhe këngërtari brazilian Carlinhos Brown.
Në një intervistë dhënë kohët e fundit, Shakira është shprehur se me futbollin ka një lidhje të veçantë për shkak edhe të lidhjes së gjatë me mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique. Në ceremoninë e finales do të performojnë gjithashtu edhe kitarristi Carlos Santana si dhe këngëtari i muzikës hip-hop Wyclef Jean.
