DYLON

Januzaj, shqiptari i mbijetuar i Botërorit

Avatar photo Redaksia

Adnan Januzaj është shqiptari i vetëm që do të vazhdoj garën në Kampionatin botëror me Belgjikën. Zvicra e pesëshes shqiptare është përshëndetur nga ‘Brazili 2014’, derisa ky eveniment ka marrë fund edhe për Shkodran Mustafin, i cili u lëndua. Edhe pse nuk po luan për Belgjikën, Adnan Januzaj është shqiptari i vetëm që do të vazhdoj garën në Kampionatin botëror.

Zvicra e Valon Behramit, Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës, Admir Mehmedit dhe Blerim Xhemajlit është përshëndetur nga ‘Brazili 2014’.

EkoHigjiena

Helvetikët u eliminuan nga Argjentina e Lionel Messit pas vazhdimeve, derisa fati nuk ishte në anën e shqiptarëve që patën mundësi të vazhdojnë tutje.

Kurse, ky eveniment ka marrë fund edhe për Shkodran Mustafin. Mbrojtësi shqiptarë ka lënduar kofshën e majtë në ndeshjen ndaj Algjerisë, dhe nuk do të ketë mundësi të luaj më për Gjermanin në këtë Botëror.